Maqedonia, vendi me më pak stabilitet në rajon
Maqedonia është vendi me më pak stabilitet në rajon. Sipas Indeksit global të paqes, Maqedonia gjendet në vendin 79 nga gjithsej 162 vende të botës.
Në krahasim me vitin e kaluar, kjo pozitë është për 11 vende më poshtë, kështu që Maqedonia së bashku me Turqinë janë dy vendet me më pak stabilitet në Evropë.
Si arsye e këtij përfundimi janë raportet e këqija me fqinjët, siç janë problemi territorial me Greqinë dhe akuzat nga Bullgaria se Maqedonia kërkon një pjesë të historisë bullgare.
Sipas analizës së këtij instituti për ekonomi dhe paqe, tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni janë të larta, por nuk ka ndonjë mundësi që të ketë sërish një konflikt të armatosur ndëretnik, transmeton indeksonline.
(a.k/BalkanWeb)