E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyshja e Obamës kërcënohet me jetë nga Al Kaeda

Sarah Hussein Obama, gjyshja e presidentit të SHBA që jeton në Kenya është kërcënuar më jetë nga Al Shabaab, një qelizë e Al Kaidës që operon në Somali.

Sipas autoriteteve lokale masat e sigurisë janë intensifikuar për të evituar hakmarrje pas vrasjes së kreut të organizatës terroriste Osama Bin Laden.

Mediat amerikanë që bëjnë të ditur lajmin shtojnë se gjyshja e presidentit amerikan që jeton në Afrikë nuk është dukur aspak e trembur dhe e preokupuar. Ajo madje është shprehur se jeta e saj nuk është aspak e kushtëzuar në asnjë mënyrë nga askush dhe se ka liri të plotë lëvizjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›