Shtëpia e Bardhë mbron vendimin për ftesën ndaj "Common"

Shtëpia e Bardhë doli në mbrojtje të vendimit për të ftuar në një eveniment këngëtarin fitues të çmimit Grammy të akuzuar se ka bërë komente ofensive rreth ish presidentit George Bush me lirikat e këngëve të tij.
Repi i njohur me emrin Common ishte një nga interpretuesit e ftuar në Mbrëmjen e Poezisë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti Barak Obama nuk i mbështet ato që thuhen në lirikat e këngëtarit.
Por zyrtarët thanë se zoti Obama vlerëson punën e këngëtarit me fëmijët, si angazhimin e tyre me poezinë në mënyrë që ata të mund t`i shpëtojnë influencës negative në rrugët e qyteteve amerikane.