Gjysmë milion euro për sallë, shqiptarët pa shkolla
Ky projekt përfshin një investim prej 540 mijë eurosh të investuara nga Ministria e Arsimit. Ndërtimi i sallës do të jetë sipas kushteve moderne me 1300 metra katrorë hapësirë. Në ceremoninë e lëshimit të këtij objekti ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, por edhe kryetari i komunës, Zoran Damjanovski.
Nga ana tjetër, prindërit dhe profesorët shqiptarë të njoftuar me këtë projekt kanë shprehur revoltën e tyre për shkak të injorimit total nga ana e Ministrisë së Arsimit. Prindërit shqiptarë të nxënësve të ekonomisë, që për shkak të mungesës së hapësirave po vijojnë procesin mësimor në tre ndërrime në ambientet e improvizuara për mësim në ish-universitetin e punëtorëve në Kumanovë.
“Jemi të detyruar të fillojmë bojkotin, sepse nuk shkon më kështu, duke pritur. U bënë gati 10 vite dhe fëmijët tonë po vijojnë procesin mësimor në kushte mizore dhe jonormale. Ndërsa nga ana tjetër, vijojnë investimet dhe projektet për shkollat maqedonase. Shkoni shikoni si i rregullojnë për çdo ditë”, thekson Bunjamin I, një prind kumanovar. Përveç prindërve, edhe ushtruesit e detyrës së përgjegjësve të shkollave të ndara shqipe shprehin pakënaqësi për anashkalimin e kërkesave të tyre.
"Nuk kemi objekt adekuatë për zhvillim normal të mësimit. Këtë vit të ri shkollor janë pranuar numër i madh i nxënësve të cilët nuk kemi ku ti vendosim. Mundësia e vetme është disa paralele të vendosen në bodrumin e ish-Kombinatit Bujqësor të Kumanovës", ka theksuar përgjegjësi i paraleleve të ndara shqipe të gjimnazit "Goce Dellçev" në Kumanovë, Sami Latifi.
Nga fundi i vitit 2002 pas përfundimit të konfliktit të armatosur pas një incidenti midis nxënësve shqiptarë dhe atyre maqedonas, paralelet me mësim në gjuhën shqipe u dislokuan nga shkollat amë, duke u vendosur në objekte dhe ambiente të improvizuara. Mbi nëntë vite pas kësaj gjendje, nxënësit shqiptarë vazhdojnë të vijojnë mësimin në kushte mizore dhe në ambiente të improvizuara, duke mos u ndërtuar asnjë objekt shkollor. (INA)