Bojkoti i PS, Lohan: Debati brenda Parlamentit
“Debati duhet të zhvillohet brenda Parlamentit dhe jo jashtë tij. Të gjithë e dinë mendimin e KE-së për zgjedhjet”, tha Lohan për gazetarët nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, ku ishte i pranishëm në përurimin e zgjerimit të terminalit të këtij aeroporti.