PS, Rama e Lakrori shpalosin sot platformat
Në takimin e madh që pritet të mbahet në teatrin “Skampa”, e Elbasanit Rama dhe Lakrori do të shpjegojnë sot për herë të parë së bashku alternativat e drejtimit të PS-së në opozitë tashmë
TIRANE-Dy kandidatët për kreun e PS-së, Edi Rama dhe Maqo Lakrori nisin sot së bashku turin në bazë. Elbasani do të hapë fushatën e dy kandidatëve, të cilëve deri në 26 shtator do të duhet që t’u shpjegojnë socialistëve platformat përkatëse për drejtimin e PS-së. Në takimin e madh që pritet të mbahet në teatrin “Skampa”, Rama dhe Lakrori do të shpjegojnë për herë të parë së bashku alternativat e drejtimit të PS-së në opozitë tashmë. Por nuk do të mbeten jashtë fjalës së kryetarit në detyrë Edi Rama, edhe shpjegimi i situatës aktuale politike, arsyet e qëndrimit të deputetëve të PS-së jashtë Kuvendit dhe kërkesat drejtuar kësaj maxhorance për hetimin e zgjedhjeve. Ndërkohë dje gjatë gjithë ditës, kryetari në detyrë i PS-së thirri në takime të veçanta deputetë të 12 qarqeve dhe të zgjedhur vendorë në selinë e partisë. Ai ka shkëmbyer mendime me të zgjedhurit rreth kushteve që PS-ja ka bërë publike tashmë për të hetuar zgjedhjet dhe marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin. Burimet nga takimet bënë të ditur se Rama ka orientuar që të zgjedhurit të qëndrojnë shumë pranë bazës, t’u shpjegojnë atyre qëndrimin e marrë në lidhje me Kuvendin dhe njëherësh të thithin nga anëtarësia mendimet për këtë. Në aksionin e ri politik të lançuar dje edhe nga vetë Edi Rama, pas këtyre takimeve nuk janë përjashtuar as protestat, si një nga mjetet demokratike që edhe mund të përdoren nga opozita në rast se maxhoranca nuk pranon hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një konferencë shtypi pas takimeve, Rama tha për gazetarët se “ne kemi shtruar bashkërisht atë çka do të jetë aksioni ynë politik, i cili fillon me kushtëzimin e Kuvendit, por pa asnjë dyshim nuk mbaron këtu. Përkundrazi do të shtrihet edhe në aspekte të tjera”. “Opozita nuk do të kursejë veten dhe asnjë mjet për ta bërë këtë kauzë një kauzë që dëgjohet, një kauzë që shikohet dhe kuptohet qartë edhe nga ata që nuk duan të dëgjojnë, shikojnë dhe kuptojnë sot”, - tha Rama.
(d.b/BalkanWeb)