E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, mungojnë avokatët, shtyhet seanca

Mungesa e avokatëve në sallen e gjyqit bëhet shkak për shtyrjen e nje prej seancave më të rendesishme sic është ajo për ceshtjen e “Gërdecit”. Shtyrja e procesit gjyqësor ka sjelle ne sallen e gjyqit reagimin e prokurorëve 

TIRANE-Në seancën e parë që mbahet në Gjykatën e Faktit pas ndarjes së dosjes së bujshme është bërë sot edhe prezantimi i prokuroreve të rinj. Me një urdher në muajin Korrik të këtij viti Prokuroria e Përgjithshme ka caktuar grupin e prokurorëve në përbërje të të cilit janë Altin Dumani, kryetari i njësise se specializuar Task Force pranë Prokurorise se Tiranes, Marjeta Zaimi, zv/ prokurore e Tiranës, Genci Cana, zv Prokuror i Tiranes, Petrit Bica prokuror i seksionit ushtarak.
Në seancen e parë, kreu i dhomës së avokatisë Maksim Haxhia që është njëkohësisht edhe avokati i administratorit të firmes “Alba Demil” i akuzuar për vrasje masive, Mihal Delijorgji, ka kërkuar vecimin e cështjeve . Sipas tij dosjet ne ngarkim te ish-ushtarakeve duhen shqyrtuar vec personave civile qe akuzohen per tragjedine e 15 marsit të 2008 që mori 24 jetë njerëzish në Gërdec. Shtyrja e procesit gjyqësor ka sjelle ne sallen e gjyqit reagimin e prokurorëve sipas të cilëve kjo cështje nuk mund të shtyhet pafundësisht. Megjithëse Prokuroria e Përgjithshme e ka depozituar dosjen ne gjykate qe ne muajin mars, gjyqi po zvarritet nga njeri muaj ne tjetrin. Përpara se Gjykata e Lartë të ndante cështjen duke mbajtur të pandehur vetëm ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi në këtë gjykatë deshtoi dy herë. Edhe atëherë kur 28 te pandehurit e tjere mes të cilëve edhe Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Dritan Minxhoilli perfunduan në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, Gjykata e Lartë nuk mundi dot të niste gjyqin ndaj Mediut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›