Gjysma e ushqimit ne bote hidhet ne mbeturina
Më shumë se gjysma e ushqimeve të prodhuara në mbarë botën përfundojnë në mbeturina. Shkak janë mënyrat jo efikase të grumbulimit të transportit, por ashtu dhe shitësve të papërgjegjshëm dhe sjelljes së konsumatorëve, thuhet në një studim të institutit të inxhinierëve mekanike me bazë në Londër.
Në mbarë botën prodhohen rreth 4 miliardë ton ushqime në vit, por 1.2 deri në 2 miliardë ton nuk konsumohet, thotë studimi.
“Niveli i humbjeve është një tragjedi që nuk duhet të vazhdojë më”, thuhet në raport.
Në vendet e zhvilluara si Britania e Madhe, metodat në bujqësi janë efikase, por problemi qëndron në mënyrën e shitjes së ushqimeve afër skadimit, dhe pakujdesisë së konsumatorëve.
“30 % e produkteve që korren në fusha nuk arrijnë kurrë në tregje, dhe kjo për shkak të përzgjedhjes së cilësisë dhe dështimit në përcaktimin e kritereve”.
Gjithashtu raporti thotë se 30-50% e asaj që blihet në vendet e zhvilluara hidhet në mbeturina nga konsumatorët.
Në Britani rreth 10.2 miliardë paund vlerë e ushqimit hidhet në mbeturina nga çdo shtëpi në një vit.
Ndërsa në vendet më pak të zhvilluara si në Afrikën sub sahariane apo në Azinë Juglindore, humbja e ushqimieve ndodh kryesisht për shkak të korrjes jo efikase, trajtimit të dobët dhe magazinimit.
KB parashikojne qe popullsia globale do te arrije ne 9.5 miliarde njerez ne 2075, qe do te thote se me kete menyre te trajtimit te ushqimit, parashikimet nuk jane pozitive.