Sarande policia perplaset me trafikantet
Rreth 150 kg mariuanë është sekuestruar nga policia kufitare e Sarandës, 500 metra larg kufirit grek pranë postës së Paganezës.
Trafikantet qe kishin ngarkuar dy mushka me lende narkotike, sapo kane pare policinë kane hapur zjarr me arme.
Ne te njëjtën mënyrë janë përgjigjur edhe forcat e policisë, por pa patur dëme ne njerëz.
Autoret duke përfituar nga errësira janë larguar menjëherë pasi braktisen kafshët me droge.
Policia vazhdon operacionin për kapjen e trafikanteve dhe për këtë është njoftuar edhe pala greke.