Gjysmë rroge shpërblim për policët e zgjedhjeve
02/07/2009 Priten bisedimet midis policisë dhe Ministrisë së Financave për shpërblim financiar
TIRANE- Të gjithë punonjësit e policisë që janë duke qëndruar në gatishmëri për ruajtjen e votave dhe sigurimin e rendit publik gjatë procesit zgjedhor, do të marrin shpërblim financiar nga buxheti i shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së përgjithshme të Policisë, të cilët thanë se vendimi për përcaktimin e shumës së shpërblimit financiar do të merret, atëherë kur të hiqet gatishmëria që është vënë nga drejtuesit e uniformave blu. Nuk dihet me saktësi se sa do të jetë vlera e parave që 5700 policët do të marrin si shpërblim për ruajtjen e kutive të votimit dhe qetësisë publike, por mësohet se efektivat blu që aktualisht po qëndrojnë në gatishmëri pritet të marrin nga një pagë mujore shpërblim. Mirëpo përtej këtyre zërave, burime zyrtare pranë Drejtorisë së përgjithshme të Policisë, hedhin dyshime se kjo shumë financiare që qarkullon midis radhëve të policisë, mund të mos jetë e vërtetë. Ata shprehen se ajo çka është e sigurt për çdo punonjës policie që ka marrë pjesë në transportimin e kutive të votimit dhe sigurimin e qetësisë para dhe mbas ditës së zgjedhjeve, është se ata do të marrin 15 mijë lekë të reja, gjë e cila për ta kjo shumë është sa gjysma e pagës mujore. Gjithsesi aktualisht nga drejtuesit e lartë të policisë nuk është vendosur me saktësi se sa do të jetë, shpërblimi financiar për 5700 punonjësit e policisë që janë përzgjedhur për ruajtjen e qetësisë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Me përfundimin e numërimit të kutive zgjedhore, drejtuesit e policisë do të ulen një tryezë me zyrtarët e Ministrisë së Financave, ku do të bisedohet për përcaktimin e shumës financiare që do ta marrin shpërblim 5700 policët. Roli i policisë në këto zgjedhje ka qenë tepër pozitiv, ku dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë vlerësuar me notën 10-të uniformat blu. Ndërkohë që për administrimin e zgjedhjeve drejtuesit e policisë së shtetit hartuan një plan masash nga strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Që prej datës 25 qershor e deri pas mbarimit të procesit zgjedhor, gjithë strukturat e policisë do të jenë në gatishmëri për parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale, për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente. Gjendja aktive e gatishmërisë nuk është aplikuar vetëm në Tiranë, por në të gjitha strukturat e saj vendore.