Gjysmëfinale e kupës, çiftet

www.gazetaret.com- Teuta-Vllaznia dhe Besa-Shkumbini janë dy çiftet gjysmëfinale të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë. Ky është verdikti pas hedhjes së shortit për turin gjysmëfinal në ambientet e "Hotel Rogner Europa Park".
Ndeshjet e para do të luhen, më 24 mars dhe ato të kthimit më 7 prill. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet, më datë 9 maj. Asnjë nga ekipet gjysmëfinaliste nuk i përket kryeqytetit kështu që finalja pritet të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste vetëm Shkumbini nuk e ka fituar asnjëherë kupën. Vllaznia e ka fituar 6 herë (e fundit në vitin 2008), Teuta 3 herë (2005) dhe Besa një herë (2007). Gjithsesi, Shkumbini ka marrë pjesë katër në gjysmëfinale e tenton këtë vit fitimin e trofeut, pasi eliminoi skuadrën më të mirë të Superligës, Dinamon.
Teuta për herë të fundit në finale ka qenë në edicionin 2006-2007 kur humbi në finale me Besën 3-2. Për Vllazninë është gjashta herë rresht që merr pjesë në gjysmëfinale.
Me Besën, Shkumbini është eliminuar një herë në gjysmëfinale, më 2007 (3-3,1-1), ndërsa dy herë është kualifikuar. Fillimisht më 2001-2002 (1-0, 3-0) dhe sezonin e kaluar (1-1, 1-0).
ÇIFTI TEUTA-VLLAZNIA
RRUGA E TEUTËS
Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Teuta eliminoi Vlorën pas dy fitoreve 2-0 (në tavolinë, ndeshja nuk u luajt në Vlorë) dhe 1-0 në Durrës, ndërsa në turin e dytë Partizanin: barazoi 1-1 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Teuta eliminoi Gramozin: barazoi 1-1 në ndeshjen e parë (në Elbasan) dhe 0-0 në Durrës, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.
TEUTA
Viti i themelimit: 1925
President: Edmond Hasanbelliu
Stadiumi: “Nikov Dovana”, Durrës
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 37 herë
Në gjysmëfinale: 17 herë
Në finale: 9 herë
Fituese: 3 herë
Finale të humbura: 6 herë
Fituese: 1994-1995, 1999-2000 2004-2005
Finaliste e humbur: 1957 1974-75 1993-94 2000-2001 2002-2003 2006-2007
Gjysmëfinaliste: 1948, 1949, 1975-1976, 1978-1979, 1982-1983, 1995-1996, 2001-2002, 2009-2010
RRUGA E VLLAZNISE
Në turin e parë, Vllaznia eliminoi Tomorin e Beratit: fitoi 4-0 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Në turin e dytë eliminoi Kamzën: fitoi 3-1 në Kamzë dhe barazoi 2-2 në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e parë të turit të tretë Vllaznia barazoi 0-0 Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që në atë të kthimit fitoi thellësisht 4-0 në “Loro Boriçi”.
VLLAZNIA
Viti i themelimit: 1919
President: Valter Fushaj
Stadiumi: “Loro Boriçi”, Shkodër
Pjesëmarrëse: në 57 edicione
Në çerekfinale: 46 herë
Në gjysmëfinale: 28 herë
Në finale: 12 herë
Fituese: 6 herë
Finale të humbura: 6 herë
Fituese: 1964-1965, 1971-1972, 1978-1979, 1980-1981, 1986-1987 2007-2008
Finaliste e humbur: 1965-1966, 1967-1968, 1969-1970, 1985-1986 1998-1999, 2005-2006
Gjysmëfinaliste: 1951, 1951, 1957, 1973-1974, 1976-1977, 1977-1978, 1984-1985, 1987-1988, 1989-1990, 1992-1993, 1997-1978 , 2000-2001, 2002-2003, 2003-2004, 2004-2005, 2008-2009, 2009-2010
ÇIFTI BESA-SHKUMBINI
RRUGA E BESES
Në rrugën drejt gjysmëfinaleve, në turin e parë Besa eliminoi Pogradecin e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 3-2 në Pogradec dhe 1-0 në Kavajë. Në turin e dytë eliminoi Laçin: fitoi 0-1 në takimin e luajtur në Lezhë dhe barazoi 1-1 në ndeshjen e kthimit në Kavajë. Në turin e tretë, çerekfinalet, Besa eliminoi Tiranën: fitoi 2-0 në Kavajë dhe humbi 4-2 në kryeqytet, duke mbërritur në gjysmëfinale.
BESA
Viti i themelimit: 1925
President: Nexhat Bizhdili
Stadiumi: “Besa”, Kavajë
Pjesëmarrëse: në 52 edicione
Në çerekfinale: 22 herë
Në gjysmëfinale: 11 herë
Në finale: 7 herë
Fituese: 1 herë
Finale të humbura: 6 herë
Fituese: 2006-2007
Finaliste e humbur: 1961, 1962-163 1970-1971, 1971-1972, 1980-1981 1991-1992
Gjysmëfinaliste: 1957, 1958, 1964-1965, 2009-2010
RRUGA E SHKUMBINIT
Në turin e parë Shkumbini eliminoi Memaliaj e Kategorisë së Parë me dy fitore të ngushta: 1-2 në Memaliaj dhe 1-0 në Peqin. Në turin e dytë eliminoi Kastriotin: barazoi 1-1 në Krujë dhe fitoi 1-0 në Peqin. Në ndeshjen e parë çerekfinale fitoi 2-1 kundër Dinamos në Peqin, ndërsa në atë të kthimit në Tiranë fitoi 1-0.
SHKUMBINI
Viti i themelimit: 1925
President: Ylli Dyrmishi
Stadiumi i Peqinit
Pjesëmarrëse: në 21 edicione
Në çerekfinale: 10 herë
Në gjysmëfinale: 4 herë
Në finale: 0 herë
Fituese: 0 herë
Finale të humbura: 0 herë
Gjysmëfinaliste: 1999-2000, 2006-2007, 2008-2009, 2009-2010
TROFETË E GJYSMËFINALISTËVE
VLLAZNIA
6 trofe
1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008
TEUTA
3 trofe
1995, 2000, 2005
SHKUMBINI
1 trofe
2007
SHKUMBINI
asnjë
FINALET KU JANË PËRFSHIRË
KATËR SKUADRAT GJYSMËFINALISTE
2006-07 Besa-Teuta 3-2
1971-72 Besa-Vllaznia 0-2, 3-4
1980-81 Vllaznia-Besa 5-1, 1-2
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 19 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili