E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions, të mëdhatë në ethet e shortit

Barcelona (Spanjë), kampionia në fuqi e Europës, Mançester Junaitid (Angli), Arsenalin (Angli), Bajern i Munihut (Gjermani), Olimpiku i Lionit (Francë), Inter (Itali), Bordoja (Francë) dhe CSKA Moskë (Rusi) janë tetë skuadrat e kualifikuarave për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ndërkohë që jashtë kompeticionit më prestigjioz për këtë edicion kanë mbetur tre ekipet me më shumë tituj: Reali i Madridit, 9-herë kampion; Milani (7 herë) dhe Liverpuli (5 herë).

Në Nion të Zvicrës do të zbardhet shorti i çerekfinaleve i tetë ekipeve të mëdha të mbetura, ku “dominimin”e ruajnë Anglia (me dy ekipe, Mançester Junaitid dhe Arsenali) dhe Franca (Lioni dhe Bordoja). Italia, Gjermania dhe Spanja përfaqësohen nga një skuadër ashtu si dhe Rusia me CSKA-në e Moskës, që merr pjesë për herë të parë në këtë fazë të kompeticionit. Shorti do të drejtohet nga sekretari i përgjitshëm i UEFA-s, Xhani Infantino dhe Emilio Butraguenjo, ambasadori spanjoll i finales.
Shorti i çerekfinaleve është i lirë, dhe pasi skuadrat do të ndahen në dy blloqe nga katër ekipe, ato do të shortohen midis tyre, ku nuk ka më rëndësi nëse janë nga i njëjti vend, apo kanë qenë së bashku në fazën e grupeve, kufizime këto që ishin në fazën e raundit me nokaut.

Liga e Kampioneve e edicionit 2009-2010 është edicioni i 55-të i kompeticionit të “dorës së parë” të klubeve dhe i 18-ti në formatin e Ligës së Kampioneve, pasi të 37-të të parat janë njohur nën emrin Kupa e Kampioneve. Barcelona e Spanjës është kampionia në fuqi. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen, më 30 dhe 31 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 6 dhe 7 prill 2010. Gjysmëfinalet do të luhen, më 20 dhe 21 prill, ndërkohë që ato të kthimit do të luhën, më 27 dhe 28 prill. Finalja e këtij edicioni do të luhet, më 22 maj në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpia e Realit të Madridit.

Këtë vit për herë të parë finalja në “Santiago Bernabeu” do të luhet ditën e shtunë, ndërkohë që fituesi do të kualifikohet për Kampionatin Botëror të Klubeve 2010, por gjithashtu do të marrë pjesë edhe në finalen e Superkupë së Europës, ku do të përballet me fituesen e Ligës së Europës. Në “Santiago Bernabeu” janë luajtur më parë edhe tre finale të tjera, përkatësisht në vitet 1957, 1969 dhe 1980.

ARSENAL
Vendi: Angli
Viti i themelimit: 1886
President: Peter-Hill Ud
Trajner: Arsen Venger (francez)
Ylli i skuadrës: Andrej Arshavin
Stadiumi: “Emirates”
Rekordi i shikuesve: 60.161
Liga të Kampioneve: 0
Kampion në Angli: 13 herë
Kupa në Angli: 10
Kupa të Ligës: 2
Eliminoi: Porton (Portugali)


BARCELONA
Vendi: Spanjë
Viti i themelimit: 1899
President: Johan Laporta
Trajner: Pep Guardiola (spanjoll)
Ylli i skuadrës: Lionel Mesi
Stadiumi: “Kamp Nou”
Rekordi i shikuesve: 110.000
Liga të Kampioneve: 3 (1992,1997, 2009)
Kampion në Spanjë: 19 herë
Kupa në Spanjë: 25
Superkupa të Spanjës: 8
Eliminoi: Shtutgardin (Gjermani)

BAJERN MUNIH
Vendi: Gjermani
Viti i themelimit: 1900
President: Uli Hënes
Trajner: Luis Van Gal (holandez)
Ylli i skuadrës: Frenk Riberi
Stadiumi: “Alianc Arena”
Rekordi i shikuesve: 69.000
Liga të Kampioneve: 4 (1974, 1975, 1976, 2001)
Kampion në Gjermani: 21 herë
Kupa në Gjermani: 14
Superkupa të Gjermanisë: 6
Eliminoi: Fiorentinën (Itali)

BORDO
Vendi: Francë
Viti i themelimit: 1881
President: Zhan-Luis Triaod
Trajner: Lorent Blank (francez)
Ylli i skuadrës: Johan Gurkuf
Stadiumi: “Zhak Shaban Delmas”
Rekordi i shikuesve: 40.200
Liga të Kampioneve: 0
Kampion në Francë: 6 herë
Kupa në Gjermani: 2
Superkupa të Ligës: 3
Eliminoi: Olimpiakosin (Greqi)


INTER
Vendi: Itali
Viti i themelimit: 1908
President: Masimo Morati
Trajner: Hoze Murinjo (portugez)
Ylli i skuadrës: Samuel Eto’o
Stadiumi: “Xhuzepe Meaca”
Rekordi i shikuesve: 82.326
Liga të Kampioneve: 2 (1964, 1965)
Kampion në Itali: 17 herë
Kupa në Itali: 5
Superkupa në Itali: 4
Eliminoi: Çelsin (Angli)

MANÇESTER JUNAITID
Vendi: Angli
Viti i themelimit: 1878
President: Malkolm Glejzër
Trajner: Aleks Ferguson (skocez)
Ylli i skuadrës: Uejni Runi
Stadiumi: “Old Traford”
Rekordi i shikuesve: 76.792
Liga të Kampioneve: 3 (1968, 1999, 2008)
Kampion në Angli: 18 herë
Kupa në Angli: 11
Kupa të Ligës: 3
Eliminoi: Milanin (Itali)


OLIMPIK LION
Vendi: Francë
Viti i themelimit: 1950
President: Zhan-Mishel Olas
Trajner: Klod Pyel (francez)
Ylli i skuadrës: Lisandro Lopez
Stadiumi: “Gerland”
Rekordi i shikuesve: 48.842
Liga të Kampioneve: 0
Kampion në Francë: 7 herë
Kupa në Francë: 4
Kupa të Ligës: 1
Eliminoi: Real Madrid (Spanjë)

CSKA MOSKË
Vendi: Rusi
Viti i themelimit: 1911
President: Jevgeni Giner
Trajner: Leonid Slutkski
Ylli i skuadrës: Igor Akinfeev
Stadiumi: “Luzhniki Stadium,”
Rekordi i shikuesve: 78.000
Liga të Kampioneve: 0
Kampion në Rusi: 10 herë
Kupa në Rusi: 5
Superkupa të Ligës: 4
Eliminoi: Seviljen (Spanjë)


Kristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë

Anësori portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, do t’i mungojë pjesës së mbetur të Ligës së Kampioneve, pasi madrilenët u eliminuan nga Olimpiku i Lionit, por lojtari më i shtrenjtë në botë, kryeson listën e golashënuesve më të mirë të turneut, duke realizuar 7 gola në gjashtë ndeshjet që ai ka luajtur (474 minuta në total). Në garë janë ende Niklas Bendtneri i Arsenalit (4 gola), Uejni Runi i Mançester Junaitid (4 gola), Miralem Pjaniç i Olimpikut të Lionit (4 gola), Lionel Mesi i Barcelonës (4 gola) dhe Milosh Krasiç i CSKA-së Moskës (4 gola).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 18 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›