E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjysmëshekulli i gjenocidit në Shqipëri

Në 67 vjetorin e fillimit të terrorit komunist, ditën kur u vranë 38 njerëz të pafajshëm brenda një nate, autori Tomor Aliko promovoi librin e tij "Gjenocidi gjysmëshekullor në Shqipëri" në MTKRS.

Fillimi i këtij terrori shënoi fillimin e një historie që në librin e Alikos liston mijëra njerëz të vrarë, zhdukur, dënuar nga diktatura komuniste. Në 28 tetor 1944 e deri në 16 nëntor 1944, filloi koha e ekzekutimeve pa gjyq ndaj patriotëve, intelektualëve, ish-funksionarëve të lartë të shtetit. Aliko ka pasqyruar në këtë libër ato të vërteta të papasqyruara mjaftueshëm, duke plotësuar veprat e autorëve të tjerë si Butka, Sakiqi, Zhiti etj.

Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Amik Kasoruho tha se vepra e Alikos shërben si një pikënisje për çfarë nuk duhet të harrojmë, ka ardhur koha, shtoi ai, të thyejmë heshtjen.

Ministri i Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i pranishëm në aktivitet, tha se MTKRS do të japë mbështetjen e saj për projekte që kanë të bëjnë me kujtesën kombëtare, si rikthimin e një prej burgjeve të Shkodrës dhe atij të Spaçit në muze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›