Juventus mund ta fitojë titullin

Juventus ka atë që nevojitet për të fituar titullin në Serie A, sipas trajnerit të Interit, Claudio Ranieri, ekipi i së cilit u mposht 2-1 në shtëpi nga Bianconerët, të shtunën mbrëma.
Juventus vazhdoi rrugëtimin pa humbje këtë sezon dhe pas nëntë xhirosh ka 11 pikë më tepër se Interi. Ranieri beson se Juventus është mirë i pajisur për të rrëmbyer Scudetton këtë sezon.
“Ata mund të fitojnë titullin, janë duke punuar shumë dhe kanë kohën e nevojshme për të shkuar deri në fund, edhe pse ne nuk do të dorëzohemi”, tha Ranieri.