E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyste Vulaj, besnike dhe aspak xheloze

Kengetarja e mirenjohur, Gjyste Vulaj, ne dashuri eshte mjaft besnike dhe mundohet qe lidhjen e saj me bashkeshortin ta kete sa me te mire. Ajo thote se nuk eshte xheloze dhe "nuk e cane koken kot per gjera te pavlera". "Ne pergjithesi ne jeten bashkeshortore nuk jam xheloze, mundohem qe xhelozine ta kaloj ne menyra te ndryshme duke mos shkaktuar probleme tek bashkeshorti. Ne realitet, kur dyshoj fort, atehere qetesohem duke e llastuar veten, duke i bere lajka vetvetes, madje duke thene se s'ka ku gjen ndonje me te mire se mua", - ka thene ajo per mediat kosovare. Duke qene e bindur se ajo eshte e vetmja femer me e bukur qe mund te kete bashkeshorti i saj, e ben qe te mos jete xheloze per te tjera femra qe mund te kete prane ai. Mirepo edhe nese mund te ndodhe kjo, ajo nuk do ta ndalonte bashkeshortin, sepse, sic thote ajo, ndjenjat nuk sundohen, ato mund edhe te ndryshojne dhe ka me bollek meshkuj dhe femra te tjera. "Nuk jam nje tip qe krijoj konflikt tek te tjeret. Tek e fundit shpirti s'burgoset, ndjenjat nuk sundohen, ato ndryshojne me kohen dhe si femra ashtu edhe meshkuj ka boll, ne jetojme bashke me deshire, jo nga certifikatat e marteses", - shprehet ne fund Gjystja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›