E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Imuniteti, i rendesishem per integrimin e vendit ne BE

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e ka cilesuar miratimin e kufizimit te imunitetit, si nje proces te rendesishem per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Ne nje takim te zhvilluar dje me drejtuesit e Levizjes Rinore per Integrim, Meta ka theksuar se LSI-ja do te jape kontributin e saj ne lidhje me imunitetin. "Por kemi vleresuar konsensusin per shkak se ka qene nje kerkese e Bashkimit Europian, nje kerkese teper e rendesishme, ashtu sikurse nje kerkese po kaq e rendesishme, qe Shqiperia te meritoje statusin e vendit kandidat kete vjeshte, eshte njekohesisht dhe zgjidhja e ceshtjes se imuniteteve per politikanet dhe per zyrtaret e larte", - u shpreh dje Meta. Kreu i LSI-se ka bere apel per gjetjen e konsensusit dhe hyrjen e vendit ne nje kapitull te ri ne lidhje me marrjen e statusit te vendit kandidat. "Ne gjejme rastin per te perforcuar apelin tone per te ecur drejt nje zgjidhjeje, e cila mbyll nje kapitull dhe njekohesisht hap nje kapitull te ri te nje konsensusi te pergjithshem per te rritur transparencen dhe luften kunder korrupsionit por njekohesisht edhe per t'i vendosur realisht qe te gjithe ne pozita te barabarta para ligjit dhe perpara shkeljes se ligjit njekohesisht", - u shpreh dje Meta. Ai shtoi se LSI-se eshte e vendosur per te kontribuar ne menyre pozitive per permbushjen e te gjithe prioriteteve, te cilat tashme prej me se nje viti jane bere te ditura nga Bashkimi Europian. "Kjo ne radhe te pare eshte ne interes te vendit dhe natyrisht edhe te aspirates integruese ne BE", - u shpreh dje kreu i LSI-se. Meta ka folur ne takimin me te rinjte dhe per organizimin e strukturave te forumeve te kesaj partie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›