E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyste Vulaj rivishet nuse pas 20 vitesh - FOTO

TIRANE- Gjyste Vulaj është riveshur nuse, me rastin e 20- vjetorit të martesës. Por nuk ka qenë kjo arsyeja e vetme e festës, pasi në të njëjtën ditë këngëtarja e njohur ka bërë edhe pagëzimin e djalit, Besartit të vogël. 

“Para shumë vitesh, më datë 16 gusht, u bëra nuse. Po më kujtohet mëngjesi i atëhershëm; më vinte për të qarë çdo moment, ndjeja dhimbshmëri e mall për motrat që po i lija. Isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty-këtu, fshehtas, duke qarë dhe duke fshirë lotët. Në anën tjetër dëshiroja të dilja sa më bukur, që Sokoli të befasohej nga bukuria ime. Vërtet isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur sa ç’isha pa grim, isha vetëm 16 vjeçe”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”. 

Në ceremoninë festive, e ftuar për të kënduar ishte Edona Llalloshi, mike e vjetër e Gjystes.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Gjyste Vulaj rivishet nuse pas 20 vitesh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›