E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e stilistit: Dy femra më tradhtuan; njëra shqiptare

Një ditë pasi stilisti grek, Mihalis Aslanis, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, dalin në dritë fakte të reja, që mund të afrojnë në pistën e vetëvrasjes dhe të zbardhin arsyet për të.
 
Teksa sot kryhet autopsia për të kuptuar shkakun e vdekjes, shtohen dyshimet se problemet ekonomike mund të jenë bërë shkak që stilisti i njohur 63 vjecar t’i japë fund jetës. 

Në një letër që ka lënë para vdekjes, stilisti akuzon për tradhti dy gra, të cilat punonin për të; njëra nga të cilat është shqiptare dhe tjetra një greke nga Patra. 

Shqiptarja është rritur e shkolluar me ndihmën finaciare të stilistit dhe më pas është punësuar prej tij si kontabiliste e firmës. 

Sipas stilistit, dy gratë nuk kishin derdhur asnjë llogari në tatimet fiskale dhe nuk kishin bërë asnjë shlyerje të detyrimeve duke e futur atë në borxh të madh. 

Siç i kishte thënë edhe në një intervistë të hershme, "Unë iu dhashë atyre para për të paguar detyrimet e mia dhe ato i mbajtën të hollat për veten e tyre. Jam shumë i shqetësuar rreth jetës sime, mendoj se jam në telashe, jam në një situatë shumë të keqe me shumë raste të pazgjidhura".

Burimet thonë se gruaja e re shqiptare që kishte mbajtur kontabilitetin e firmës, ka ikur në Shqipëri. Edhe grekja nga Patra nuk gjendet për të dëshmuar. 

Dje në mesditë stilisti i njohur grek u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ai ishte shumë i njohur për botën e modës me një karrierë që ka nisur në vitin 1974.

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›