E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gledisa Brahimi, kandidate e PSD-së për qarkun e Tiranës

Partia Socialdemokrate kërkon mbështetjen për programin e saj me fokus shëndetësinë, strehimin social dhe zhvillimin urban.

Gledisa Brahimi, e cila kandidon për PSD-në në Tiranë, tha se garën e 11 majit ajo e sheh si një mundësi të mirë për të sjellë një zë dhe qasje të re në politikë.

“Si një zë i ri për gjithë qytetarët, sigurisht si një zë i ri për të gjithë Shqipërinë, kam për të përfaqësuar Partinë Socialdemokrate. Jam e përkushtuar të sjell qasje të re dhe progres në politikën shqiptare,” thotë znj. Brahimi.

Qarku i Tiranës mbetet një nga më të mëdhenjtë dhe më të vështirët në vend, për shkak se është i lartë numri i kandidatëve që garojnë për një karrige në Parlament.

“Tirana është zemra e Shqipërisë. E shoh si një qytet energjik dhe të jashtëzakonshëm, me potencial shumë të madh. Kandidimin në qytetin e Tiranës e shikoj si një mundësi për zhvillimin ekonomiko-social për qytetarët e Tiranës,” shprehet kandidatja e PSD-së.

Ajo tregoi edhe disa nga pikat kryesore të Partisë Socialdemokrate.

“Shëndetësia është një nga pikat tona kryesore, rimbursimi i barnave, mbështetja e mjekëve. Pikë tjetër e Partisë Socialdemokrate është rritja e pensioneve dhe ndihma ekonomike e shtresave në nevojë, strehimi i kësaj shtrese,” tregon znj. Brahimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›