Globalizohen protestat e Wall Street-it
Protesta kundër bankierëve, politikanëve dhe krizës ekonomike janë mbajtur në shumë shtete në botë.
Demonstrata më e madhe dhe më e dhunshme ka qenë në Romë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët po gjuanin me gurë, shishe dhe fishekzjarre.
Në New York, 70 protestues u arrestuan kur po marshonin në Times Square.
Sipas AFP, protestat janë mbajtur në 951 qytete nëpër 82 vende të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës.