E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat arab do të diskutojnë për Sirinë

Ministrat e jashtëm arab, do të takohen sot në Kajro, për të diskutuar trazirat politike në Siri.

Shtetet arabe kishin bërë thirrje më parë për një takim të menjëhershëm të Ligës Arabe për të diskutuar situatën humanitare në Siri, dhe për të gjetur mënyra të ndalimit të gjakderdhjes, ku sipas OKB-së 3.000 civilë kanë vdekur deri tani në Siri.

Raportet thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë tre protestues dje dhe kanë plagosur 20 të tjerë, kur kanë hapur zjarr në turmën e njerëzve, në një protestë në kryeqytetin Damaskus.

Në lëvizjen e tij të fundit për ta qetësuar këtë pakënaqësi, presidenti Bashar al-Asad ka formuar një komitet për të punuar një kushtetutë të re brenda katër muajve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›