E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pires paralajmëron largim

Mesfushori i Villarrealit, Robert Pires, ka bërë të ditur se është duke konsideruar mundësinë e largimit nga klubi gjatë verës, ndërsa mund të kthehet në Angli ose Francë.

Ish-mesfushori i Arsenalit ka thënë se e ardhmja e tij mund të jetë larg nga El Madrigal.

“Nuk besoj se presidenti do të më lejojë të largohem tani. Kontrata ime skadon në qershor, andaj mund të fillojë bisedimet tani me cilindo klub që dua. Kam një ofertë nga Franca, por jam i kërkuar edhe në Angli dhe Itali. Jam i gatshëm të dëgjoj”, tha Pires.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›