E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona e pafat

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka theksuar se nuk ka nevojë për panik, pas fillimit dëshpërues të vitit 2010. Gjiganti katalan barazoi në shtëpi kundër Villarrealit, në La Liga, të shtunën, para se të pësojë humbje në Copa del Rey, nga Sevilla, në mesjavë.

“Kemi qenë të pafatë në fillim të vitit 2010 dhe nuk kemi fituar asnjërën nga dy ndeshjet e para, por kjo nuk është diçka për t’u brengosur. Duhet të kemi durim, jam i sigurt se rezultatet e mira do të vijnë shumë shpejt”, deklaroi Busquets.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›