E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalendari i provimeve për lëndët e mbartura

08/01/2010  Përjashtohen nga provimi studentët që nuk regjistrohen më parë në sekretaritë mësimore
Studentët që kanë detyrime të pashlyera për lëndët mësimore të frekuentuara gjatë vitit akademik 2008-2009 si dhe të viteve të mëparshme, pasi të regjistrohen duhet të paraqiten për të dhënë provimin. Departamentet përkatëse të fakulteteve publike tashmë kanë përcaktuar datat e dhënies së provimeve të mbartura, të cilat do të zhvillohen deri në mbyllje të muajit janar sipas degëve përkatëse. Kështu, të gjithë studentët që kanë detyrime të pashlyera mësimore duhet të konfirmojnë pranë sekretarive të tyre mësimore pjesëmarrjen në këto provime. Në rast të kundërt, ditën e provimit kandidatët që nuk janë të renditur në listat e regjistrimit nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim e, për rrjedhojë, mund të humbasin vitin akademik (në varësi të peshës specifike të lëndës përkatëse). Procedura e regjistrimit do të shoqërohet me afate të caktuara kohore, të cilat janë vendimtare. Pranë secilit departament janë publikuar datat e provimit për lëndët e mbartura për sesionin e muajit janar (12-20 janar 2010). Për t’u pranuar në provim për lëndën përkatëse duhet të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të departamentit, ku sipas rregullores regjistrimi do të konsiderohet i vlefshëm vetëm kur respektohen afatet e përcaktuara. Për secilën lëndë është përcaktuar se studentët do të kenë afat deri në tri ditë para dhënies së provimit për të kryer procedurën e regjistrimit. Studentet që nuk regjistrohen sipas këtij rregulli nuk do të lejohen të hyjnë në provimet përkatëse. Më poshtë do të gjeni të plotë grafikun e datave për dhënien e provimeve të mbartura në Fakultetin e Ekonomikut, ndërsa për fakultetet e tjera datat dhe oraret e provimeve janë afishuar pranë secilit departament. Pas dhënies së këtyre provimeve pritet të nisë sezoni normal i provimeve, i cili mbyllet gjatë muajit mars.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›