E Diel, 1 Nëntor 2026

Glover takoi Ramën në selinë e PS

 

Ambasadorja e ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, zhvilloi dy ditë më parë një takim në selinë rozë me kryetarin socialist Edi Rama, ditën që raporti i ndërmjetëm ishte përfunduar dhe gati për publikim. Takimi ka zgjatur 90 minuta dhe u zhvillua pak orë para se Komisioni Qendror Zgjedhor të niste shqyrtimin e ankesës së socialistëve për rinumërimin e votave për qarkun e Fierit. Kryetari i PS-së dhe Ambasadorja Glover nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat pas takimit, por mësohet nga burime brenda selisë rozë, se mes ambasadores Glover dhe kryetarit Rama është diskutuar për situatën paszgjedhore. Mësohet se mes tyre është diskutuar edhe për ankimimin e saj në KQZ për procesin e rinumërimit të 9 kutive të Fierit, por nuk përjashtohet dhe vlerësimi që vëzhguesit i kanë bërë procesit të numërimit të votave të paraqitur në raportin e ndërmjetëm të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›