E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Protesta nëse KQZ na grabit mandatin e Fierit

 

Partia Socialiste deklaroi sërish se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve në rast se mandati i 9-të i Partisë Socialiste në Fier do të grabitet. Zëdhënësja e PS, Armela Imeraj, u shpreh dje përmes një konference për shtyp se nga ky vendim i KQZ, vendoset fati i gjithë demokracisë, ndërsa paralajmëroi se dhunimi i votës do të pasojë me protesta. “Ne do ta marrim atë mandat me çdo mjet e me çdo çmim. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit, dhe mbarë Shqipërisë, që të ndjekin nga afër maskaradën e KQZ. “Të përgatiten shpirtërisht për të ndalur dorën e grabitësve, në rast se KQZ nuk do të ndalet në realizimin e skenarit ogurzi të Sali Berishës” shtoi Imeraj, duke theksuar se PS nuk do të tolerojë asnjë makinacion në kurriz të popullit të Fierit dhe në dëm të PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›