E Diel, 1 Nëntor 2026

Godasin 50-vjeçarin, pranga autorëve

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, pasi kanë goditur me sende të forta një ditë më parë një 50-vjeçar.

Në pranga kanë rënë Petrit Agalliu, 53- vjeç, Bilbil Agalliu, 27- vjeç, si dhe u bë shpallja në kerkim e shtetasit Përparim Agalliu, 36 vjeç.

Arrestimi i tyre u krye për veprën penale:Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Mësohet se këta shtetas ne bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende te forta në kokë dhe trup shtetasin me iniciale F.H. 50- vjec. Ai tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›