Ministri i Puneve te jashtme te Kosoves vizite dyditore ne Tirane

Me ftesë të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, mbërrin sot për një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, zoti Enver Hoxhaj.
Të premten, më 13 janar, ora 9.00, Ministri Hoxhaj do të zhvillojë bisedime zyrtare me Ministrin e Jashtëm z. Haxhinasto. Pas bisedimeve, të dy ministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në Fushën e Përfaqësimit Konsullor. Në vijim në orën 10.10-10.30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.