Kanos me thikë, pranga 23-vjeçarit
Uniformat blu të Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Fjorald Çala, 23-vjec, banues ne fshatin Gjokalli të rrethit Fier.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier për veprat penale: Kanosje dhe Shkatërrim të pronës.
23-vjeçari, dy ditë më parë në lagjen Afrim i Ri në Fier, ka kanosur me thikë për motive të dobëta një shtetas dhe me pas i ka thyer xhamin e automjetit të tij.
Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do të hetohet në gjëndje të lirë.