Sekui takon Totozanin: Presidenti të jetë i të gjithëve

Ambasadori i BE-së Sekui dhe Avokati i Popullit Totozani
Kreu delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui është shprehur se Shqipëria duhet të zgjedhë një presidenti i cili bashkon shqiptarët.
Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve, është shprehur ambasadori i BE-së.
Këtë deklaratë Sekui e bërë pas një takimi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Ai tha se BE vlerëson mënyrën e zgjedhjes së Totozanit por shtoi se sa i takon mekanizmit për zgjedhjen e një presidenti me shumicë të cilësuar duhet të arrihet nga vetë shqiptarët.