Dështon seanca për gjyqin “Prifti-Beqiraj”

Relatorja e çështjes, gjyqtarja Mirela Fana, nuk ka mundur të japë në seancën e sotme një konkluzion në lidhje me kërkesën e avokatëve mbrojtës për pushimin e çështjes.
Pala mbrojtëse e motivon kërkesën duke u nisur nga rasti i gjyqit Meta-Prifti, ku Gjykata e Lartë nuk i mori në konsideratë videot e regjistruara, duke i cilësuar si të manipuluara. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes kërkoi nga trupi gjykues që të mos e merrte parasysh kërkesën e avokatëve.
Hetimet ndaj Priftit dhe Beqirajt, nisën teksa Prokuroria po zhvillonte hetimet ndaj videos Meta-Prifti, ku u zbuluan edhe disa video të regjistruara midis ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj, duke ndarë një sasi prej 70 mijë eurosh. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më datë 10 të këtij muaji. /Start/
2012-05-07 12:02