Godasin partneret
Partite politike jane perfshire ne ethe te sondazheve.
Shtate subjektet e medha qe garojne ne zgjedhjet e sivjetshme parlamentare po zhvillojne cdo dite sondazhe te brendshme derisa jo pak prej tyre porosisin edhe organizata te jashtme ne menyre qe te diktojne disponimin e qytetareve.
Por asnje prej sondazheve te deritashme nuk ka provokuar me shume reagime sesa hulumtimi i fundit i Klubit per Politike te Jashtme KPJ qe udhehiqet nga publicisti Veton Surroi ish-Kryetar i Partise Reformiste Ora.
Sondazhi i KPJ146se nxjerr PDK146ne si parti te pare me 30.2 per qind LDK146ne me 28.1 Vetevendosjen me 16.1 AAK146ne me 12.2 Koalicionin per Kosoven e Re me 6.8 Partine Fryma e Re me 5.6 derisa LDD146ja thuhet se nuk do ta kaloje pragun elektoral pasi qe do te arrije te marre vetem 1.2 per qind te elektoratit.
Kjo shtyu drejtuesit e Aleances per Ardhmerine e Kosoves qe te reagojne ashper.
Ata nuk kursyen as Veton Surroin si drejtues i KPJ146se e as LDK146ne.
Deri me tash AAK146ja i ka konsideruar partnere Surroin dhe LDK146ne.
Nenkryetari i Pare i AAK146se Blerim Shala gjate nje tubimi ne Podujeve tha se sondazhi eshte paguar nga LDK146ja.
147E verteta e ketij sondazhi eshte se LDK146ja dhe PDK146ja e kane shkaterruar Kosoven148 tha Shala.
Akoma me e ashper ishte nje komunikate e AAK146se.
147Ne lidhje me sondazhin e Klubit per Politike Jashtme klub i cili eshte percaktuar te ndihmoje ne tejkalimin e krizes te partnerit numer dy LDK te koalicionit bashke-qeverises ne si AAK e vleresojme si perpjekje dhe e pershendesim. Por vleresojme se kjo nuk duhet te behet ne dem te qytetareve te Kosoves te cilet presin ndryshimin per te miren e vendit148 thuhet ne komunikaten e AAK146se.
Sipas kesaj partie Klubi per Politike te Jashtme po perpiqet ta zhveshe LDK146ne nga faji qe ka per keqqeverisjen e vendit gjate tri viteve te fundit.
147Dje eshte nxjerre nje sondazh i porositur nga Klubi per Politike te Jashtme i cili per vleresim tone ka pasur si qellim permiresimin e imazhit te keq te subjekteve qe kane bashkeqeverisur148.
E verteta rreth disponimit qytetar sipas AAK146se eshte krejt tjeter. Kjo parti thote se ne baze te sondazheve te saj te brendshme del qe AAK146ja eshte prijese ne shumicen e komunave.
Ndaj ketij sondazhi reagoi edhe Nexhat Daci Kryetar i LDD146se.
147Po kam frike se me perkrahjen qe po na jepni do te pesojne infarkt te gjitha klubet per kastraveca dhe speca ne Europe dhe ne Ballkan. Jemi deshmitare te gjalle qe prej se dieles dhe prej Drenices Mitrovices Vitise dhe te gjitha pjeseve te Kosoves ka fillua nje nervoze e papare ne klubet per shpelarjen e droges dhe parave qe jane financuar 20 vite me radhe dhe tani edhe pronaret e tyre edhe urdherdhenesit dhe financuesit e tyre e kane nje nervoz te papare148 deklaroi Daci.
Akuzat e AAK146se dhe LDD146se nuk u komentuan nga Ylli Hoxha drejtor i KPJ146se.
147Nuk kam asnje koment lidhur me sondazhin dhe reagimet e partive. Klubi per Politike te Jashtme i ka dhene komentet dhe sondazhet. Cfaredo komenti tjeter me duket i tepert tani dhe dua te permbahem deri me 13 dhjetor148 deklaroi Hoxha te marten per Express.
Ndryshe nga AAK146ja dhe LDD146ja sondazhi u pa me simpati nga LDK146ja megjithese aty kjo parti renditet pas PDK146se se Hashim Thacit.
147Sondazhet me shume jane matje e trendit. Edhe ky sondazh eshte matje e nje trendi te zhvillimeve politike ne Kosove. Ky sondazh eshte i perafert me gjitha sondazhet e tjera dhe nuk ka asgje te jashtezakonshme148 ka thene Arben Gashi keshilltar i kryetarit te LDK146se te marten gjate nje prononcimi per Express.
Ai ka folur edhe per sondazhet qe vete LDK146ja i ka bere dhe ka thene se trendet politike me se miri maten nepermjet sondazheve.
147Keto sondazhe nuk duan te thote se jane absolute jane rezultate relative por qe e tregojne trendin i cili ne kete rast eshte se LDK146ja sipas te gjitha sondazheve eshte ne rritje dhe gjasat jane qe te dale e para. Kjo mbetet te shihet me 12 dhjetor148.
Ndryshe flasin sondazhet e PDK146se.
Enver Hoxhaj Nenkryetar i PDK146se tha se te gjitha partite po luftojne per vendin e dyte derisa kane hequr dore nga pretendimet per te qene te paret.
147PDK146ja eshte partia e vetme me shtrirje nacionale ne tere vendin. Nuk eshte parti qe identifikohet me 2-3 komuna apo me nje regjion te caktuar. Dhe per nga mbeshtetja elektorale eshte pa dyshim partia e pare ne vend. Kjo eshte konfirmuar nga te gjitha sondazhet qe jane bere deri me tani. Une mendoj se gara ne Kosove eshte se kush do te jete partia e dyte mes dy ose tri forcave politike. Dallimi mes PDK146se dhe partise se dyte eshte shume i dukshem dhe shume i madh148 tha Hoxhaj per Express.
147U mbetet atyre qe e kane bere sondazhin qe te japin shpjegime me ne detaje. Edhe pse edhe ne kete sondazh PDK-146ja eshte e para mendojme se dallimi mes PDK146se dhe partise se dyte eshte shume me i madh sesa eshte prezantuar148 ka shtuar ai.