LDK mohon nderhyrjen ne prishjen e mitingut te Thacit
Lidhja Demokratike e Kosoves LDK mohoi se qendron prapa incidentit qe ndodhi mbreme ne shkollen fillore Zenel Hajdini ne lagjen Kodra e Trimave ne Prishtine ne kohen kur Partia Demokratike e Kosoves mbante tubim elektoral. Kryetari i deges se LDK-se ne lagjen Kodra e Trimave Ismet Beqiri tha ne nje konference me gazetare se per LDK-ne eshte e papranueshme qe nje gje te tille te jete organizuar nga aktiviste ose struktura te saj. Si kryetar i deges se kesaj lagjeje Beqiri u distancua nga prononcimi i zyrtareve te PDK-se te cilet e akuzuan LDK-ne per nxitjen e incidentit. Ne lsquoKodren e Trimave nese dikush mendon te krijoje probleme per shkak se atje LDK-ja eshte shume e fuqishme e ka shume gabim. Edhe me ngjarjet si ajo e mbremshmja. Thene thjesht edhe si kryetar i deges te asaj pjese shume te fuqishme po e perseris absolutisht mbi te gjitha distancohemi nga prononcimi i z. Ramadan Avdiu dhe shprehim keqardhje per cfaredo qe te kete ndodhur ne ate pjese te qytetit. Por kjo ska te beje fare me Lidhjen Demokratike te Kosoves. Ne kemi pune shume me te mencura se sa te merremi me parti te tjera ne jemi parti qe ofrojme programin tone po ofrojme vizionin tone per te ardhmen e qeverisjes ne Kosove ka thene Beqiri. Ramadan Avdiu kryetar i Deges se PDK-se ne Prishtine deklaroi se kete tubim kane tentuar ta stoponin personat e angazhuar nga Ismet Beqiri dhe bandat e Enver Sekiraqes. Avdiu ka thene se kryetari i PDK-se Thaci ka anuluar pjesemarrjen duke mos dashur ti nxiste banoret dhe situata te nderronte per te keq. Nderkaq sekretari i LDK-se Ismet Beqiri theksoi se eshte jokorrekte dhe e papergjegjshme te akuzohet pa argumente. Asnjehere nuk ka qene as nuk do te jete ne praktiken tone te keqperdoren femijet po edhe te rriturit per perftime dhe marketing politik aq me teper edhe per te demtuar sepse edhe ne tubimet e LDK-se dhe partive te tjera marrin pjese njerez te moshave te ndryshme dhe ne nuk deshirojme qe dikush te dale i lenduar nga tubime te tilla sepse keto nuk i duhen Kosoves ka thene Beqiri. Ne nje deklarate te saj Partia Demokratike e Kosoves denon kete incident dhe kerkon nga anetaret simpatizantet dhe te gjithe qytetaret qe te ruhet fryma dhe kultura demokratike deri ne fund te procesit zgjedhor. Nder te tjera Partia Demokratike e Kosoves u ka bere thirrje te gjitha subjekteve politike per ruajtje te qetesise permbajtje nga dhuna fyerjet dhe etiketimet dhe kerkon qe te mos perseriten dukuri te tilla qe prishin imazhin e zgjedhjeve parlamentare te 12 dhjetorit 2010.