Kater policet kthehen ne pune

Kater oficeret e Policise se Kosoves te suspenduar nga detyra lidhur me incidentin me deputeten e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi tashme jane rikthyer ne vendet e tyre te punes.
Me vendim te Inspektoratit te Policise se Kosoves i cili ka hetuar rastin ata u jane kthyer punes pas disa jave qendrimi ne shtepi.
Rikthimin e tyre ne pune e ka konfirmuar per Express edhe vete Enver Rrustemi Kryeshef i Inspektoratit Policor te Kosoves.
Sipas tij diten e marte pas mbledhjes se te gjitha provave dhe deshmive ne lidhje me kete rast ata i kane rekomanduar Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Kosoves Reshat Maliqi heqjen e mases se suspendimit nga puna me pagese per kater policet e suspenduar.
147Ne kemi vleresuar se kane perfunduar shkaqet per vazhdimin e mases se suspendimit ndaj ketyre oficereve te policise. Tash eshte ceshtje e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Kosoves per te marre vendim per rikthimin e tyre ne vendet e punes148 thote Rrustemi per Express.
Nderkohe zyrtare te Policise se Kosoves tregojne se shkresat per perfundimin e hetimeve nga ana e Inspektoratit Policor te Kosoves ende nuk i kane mberritur Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Kosoves.
147Vendimi i Inpektoriatit per perfundim te hetimeve eshte marre te marten ne mbremje dhe ne ende i presim shkresat148 thote Bakli Kelani zedhenes i Policise se Kosoves per Express.
Sipas tij brenda dites do te kuptohet se cfare vendimi do te marre Drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves ne lidhje me kete rast nese kater policet do te rikthehen ne detyre ose jo.
Pavaresisht kesaj burime te Expressit tregojne se mundesite per kthimin e policeve ne vendet e tyre te punes jane shume te medha dhe se nje vendim i tille pozitiv pritet te nenshkruhet nga shefi i Policise se Kosoves ne oret e pasdites.
Suspendimi i kater policeve ka ndodhur kur deputetja Albana Vokshi ishte duke udhetuar per vizite private ne Kosove kur ne piken kufitare ne Vermice me 14 nentor te ketij viti ishte ndaluar nga policia per sjelle te ashpra dhe ofenduese ndaj zyrtareve te rendit.
Me pas Gjykata Komunale per kundervajtje ne Prizren e ka denuar ate me 250 euro gjobe e cila me vone pezullohet pasi dyshohet e zyrtaret e laret te dy shteteve jane perfshire ne heqjen e kesaj gjobe.
Madje edhe vete gjyqtari i ceshtjes ne Gjykaten Komunale per Kundervajtje ne Prizren kishte deklaruar se deputetja Albana Vokshi ishte sjell ne menyre shume arrogante.