Migrim per rroge
Per dy mije euro page do ta leshonte vendin nje kosovar.
Keshtu jane deklaruar 30 per qind e te anketuarve prej 4 mije familjeve ne Hulumtimin mbi remitencat ne Kosove. Rezultatet e ketij hulumtimi gjithashtu tregojne se 16.3 per qind e familjeve te anketuara kane planifikuar qe ne te ardhmen e afert ta lene vendin.
147Zgjedhjet me te preferuara per cakun e deshiruar te vendit te emigrimit jane Gjermania dhe Zvicra148 thuhet ne kete hulumtim. Gjetje interesante eshte edhe te dallimet ne mes te familjeve qe pranojne para nga jashte dhe atyre qe nuk e kane askend ne diaspore. Ka dale qe papunesia eshte me e larte ne mesin e familjeve qe pranojne remitenca sesa tek ato qe nuk pranojne. 147Familjet qe nuk pranojne remitenca kane tendence te kene me pak anetare te papune ne familje148 eshte shpjegimi qe jep ky hulumtim.
Zberthyer ne shifra familjet kosovare qe pranojne remitenca kane te ardhura mujore prej 442 euro dhe ne kushte reale fitojne me pak. Keshtu 67.5 per qind prej ketyre familjeve fitojne me shume se 200 euro ne muaj krahasuar me 80.4 per qind te familjeve qe nuk pranojne dergesa nga jashte. Nderkaq nese te ardhurat nga remitencat perfshihen si pjese e te ardhurave mujore te familjeve studimi gjeti se familjet qe pranojne para nga jashte fitojne mesatarisht me shume se familjet qe nuk pranojne para.
147Ne menyre te vecante familjet qe pranojne remitencat fitojne mesatarisht 480 euro ne muaj nga te cilat 194 euro jane nga remitencat. Familjet qe nuk pranojne remitenca fitojne mesatarisht 434 euro ne muaj148 tregon ky studim. Gjithashtu dallime verehen edhe te shpenzimet. Marre ne pergjithesi nje familje ne Kosove shpenzon mesatarisht mbi 410 euro ne muaj. Edhe ketu ka nje ndryshim te rendesishem midis nivelit te shpenzimeve te familjeve qe pranojne remitencat dhe familjeve qe nuk pranojne. Te parat ka dale qe shpenzojne mesatarisht 445 euro ne muaj ndersa familjet qe nuk pranojne remitenca shpenzojne 377 euro. Shumica e emigranteve qe dergojne para ne Kosove jetojne ne vendet e Evropes Perendimore vecanerisht ne Gjermani dhe Zvicer.
Vlera totale e remitencave te pranuara ne vitin 2009 vleresohet te jete 442.7 milione euro. Ne perputhje me kete remitencat perbejne 11 per qind te BPV-se per vitin 2009. Sipas anketes rreth 45 per qind e remitencave jane perdorur per konsum ndersa pjesa e mbetur jane perdorur kryesisht per banim dhe investime ne njerez dhe ne nje mase me te vogel per investime te biznesit.