E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godet Butrinti, afrohen 2 futbollistë

Nga Jon Shalari

Në Sarandë vazhdojnë përgatitjet në prag të ndeshjes derbi me Luftëtarin.Një frymë optimizmi ndihet në ekip, edhe pse në tri ndeshjet e fundit sarandiotët kanë marrë vetëm një pikë. Ndërkohë, një lajm i mirë është se kryebashkiaku i Sarandës dhe njëkohësisht presidenti i ekipit, Stefan Çipa, ka arritur të afrojë edhe dy lojtarë të tjerë. I pari është Picol Pjetrushi, që sezonin e kaluar luajti me ekipin e Kukësit, ndërsa për gati 2 muaj ishte në Itali me Çervian.

Ai është aktivizuar gjithashtu edhe me ekipin e qytetit të tij, Besëlidhjen, në role të ndryshme në mesfushë. Një afrim tjetër për ekipin e drejtuar nga trajneri Milto Gurma është Mario Feruli. Sarandioti është aktivizuar edhe më parë me ekipin e Butrintit dhe luan në rolin e sulmuesit. Vitet e fundit është aktivizuar në kategorinë e dytë dhe të tretë greke. Me këta dy lojtarë mendohet se Butrinti është i plotësuar. Nga ana tjetër, mesfushori sarandiot, Elvis Mërkuri, pritet të lërë ekipin e Butrintit për shkak se do të vazhdojë shkollën në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›