Godet per motive te dobeta ndalohet

Policia e Lezhes diten e sotme ka bere te mundur ndalimin e shtetasit Elidon Gjoka pasi diten e djeshme ne qytetin e Rreshenit te rrethit Mirdite ka goditur per motive te dobeta shtetasin V.D. Nga burimet e policise behet e ditur se ndaj 23 vjecarit eshte bere ndjekja e autorit ne vendin e quajtur Ura e Fanit te rrethit Mirdite ku autorit ju bllokuan ne cilesine e proves materiale nje automatik kallashnikov nje kreher me 30 fisheke si dhe njezet e nje fisheke.
Materialet do ti referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Lezhe per veprat penale Demtime te tjera me dashje dhe Mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit.