Shkoder autoritetet paralajmerojne per mundesine e evakuimit nga permbytjet

Zona fushore e Nenshkodres eshte perfshire ne permbytjen e peste te ketij viti kjo per shkak te rreshjeve te panderprera qe po bien prej me shume se nje jave si dhe shkarkimeve te detyruara nga hidrocentralet e Kaskades se Drinit. Autoriuetet vendore njoftojne per me shume se 1000 hektare toke te permbytura si dhe nje numer te madh banesash te rreshuara nga uji kjo jo vetem ne komunat problematike Ana e Malit dhe Dajc por edhe ne rrethinat e qytetit te Shkodres.
Lumejt Drin Buna dhe Kir po sjellin prurje maksimale uji ndersa niveli i Liqenit te Shkodres ka pesuar rritje te ndjeshme gje qe paralajmeron per nje situate mjaft te rrezikshme jo vetem per zonat fushore te eNenshkodres por edhe per lagjet periferike te qytetit.
Strukturat shtetrore si ushtria dhe policia jane vene ne gatishmeri. Nderkohe sipas zv. Ministrit te Brendshme Ferdinand Pone situata ka shtyre shtabin e emergjencave civile per te paralajmeruar popullaten mbi rrezikun e mundshem nga vershimi i ujrave.
Duhet te punohet edhe per lajmerimin e popullates me planet e abdetuara te evakuimit te situates per te mospatur humbje njerezore te mos kemi ekseze qofte ne permbytje dhe me rradhe. Gatishmeria e institucioneve vecanerisht policia dhe ushtria jane ne mbeshtetje te te gjitha njesive vendore per tu ardhur atyre ne ndihme. Po shohim ne menyre te vacante efektet e rritjes se nivelit te Liqenit te Shkodres per shkak te prurjeve te medha nga perrejt e Malesise se Madhe dhe nga Mali i Zi.
Per situaten e renduar deshmon edhe prania prej disa ditesh ne Shkoder e Drejtorit te pergjithshem te emergjencave civile te Shqiperise i cili bashke me zv. Ministrin Pone dhe autoritetet vendore inspektoi nga afer zonat e rrezikuara.
Nderkohe zv. Ministri Pone vleresosi punen e bere nga Bordi i Kullimit per riaftesimin e sistemit mbrojtes te argjinaturave te Nenshkodres system ky i demtuar nga permbytjet masive te fillimvitit. Por ne terren punimet jane nderprere prej me shume se nje jave per shkak te motit te keq nderkohe qe zbatimi i projekteve per riaftesimin e argjinaturave ka nisur me shume vonese per shkak te problemeve burokratike.