E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundoset Banda e Lushnjes 2 burg perjete dhe 79 vite denim

26/11/2010I pranishem ne salle vetem Rexhep Gina. Avokatet Do ta apelojme vendimin

TIRANE- Dy burgime te perjashtme dhe 79 vjet heqje lirie kane marre 7 anetaret e Bandes se Lushnjes nga te cilet vetem Rexhep Gina ishte i pranishem ne sallen e gjykimit. Vendimi i dhene dje nga Gjykata e Krimeve te Renda ka ardhur pas tre vitesh gjykimi. Togat e zeza kane dhene verdiktin perfundimtar per 7 te pandehurit e akuzuar si anetare te Bandes se Lushnjes duke shpallur fajtore te gjithe te akuzuarit ndersa ka denuar me burgim te perjetshem dy prej tyre Arben Boricin dhe Ilir Stergun. Keta dy te pandehur arriten te merrnin pafajesi per akuzen e dhunimit te varrit te shtetasit Artur Daja pasi sipas gjykates kjo veper penale eshte e parashkruar dhe per pasoje ajo duhet te pushohet. Nderkohe qe sipas Prokurorise kjo eshte vraja me gjakftohte dhe e organizuar nga anetaret e Bandes se Lushnjes. Vendimi i gjykates shpallte fajtor te pandehurin Afrim Hoxha i cili u denua me 18 vjet heqje lirie. Togat e zeza dhane fajesi edhe per te pandehurin Erjon Cici i cili u denua me 10 vjet burg per shkaterrim te prones me zjarr por duke qene se ai vuan nje denim tjeter nga bashkimi i tyre ai detyrohet te qendroje ne qeli plot 25 vjet. Denimin me te ulet e mori Arjan Alico me 8 vjet heqje lirie per vjedhje me dhune. Nderkohe Jorgo Muzaka qe eshte arrestuar ne Greqi u denua me 10 vjet burg. Ndersa i vetmi i pandehur qe ishte i pranishem ne sallen e gjyqit Rexhep Gina u denua me plot 16 vjet heqje liri per akuzen e vrasjes me paramendim dhe armembajtje pa leje. Per sa i perket akuzes se pjesemarrjes ne organizate kriminale gjykata e shpalli te pafajshem. Me tej avokatet mbrojtes u shprehen se nuk pajtohen me vendimin e gjykates duke pohuar se kete vendim ata do e ankimojne ne Gjykaten e Apelit. Shtate te pandehurit e denuar dje i perkasin grupit te dyte te Bandes se Lushnjes pasi per shkak te numrit te madh te te pandehurve Prokuroria e ndau dosjen e Bandes se Lushnjes ne dy pjese. Aktualisht te gjithe te pandehurit e kesaj dosjeje jane denuar nderkohe qe i vetmi qe vazhdon te gjykohet dhe qe ska asnje denim mbi shpatulla eshte kreu i Bandes se Lushnjes Aldo Bare. Ky i fundit eshte duke u perballur me deshmitaret e Prokurorise nderkohe qe ka leshuar nje sere sulmesh dhe kercenime me vdekje per ta dhe Kryeministrin e vendit z. Sali Berisha. Gjate seancave gjyqesore Bare eshte perplasur edhe me gjyqtaren Fatmira Hajdari si dhe policet e sigurise ne salle duke i hedhur ne drejtim te ketyre te fundit nje lume sharjesh dhe ofendime te renda. Aldo Bare u ekstradua pak kohe me pare nga Turqia ku ishte arrestuar per llogari te drejtesise shqiptare.

Denimet e Gjykates

1. Arben Borici I perjetshem

2. Ilir Stergu I perjetshem

3. Afrim Hoxha 18 vjet burg

4. Erjon Cici 25 vjet burg

5. Arjan Alico 8 vjet burg

6. Jorgo Muzaka 10 vjet burg

7. Rexhep Gina 18 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›