E Diel, 1 Nëntor 2026

Godina e ish te perndjekurve pa energji elektrike prej mengjesit te se enjtes

Mbi 300 banorë të godinës 15 në Qytetin Studenti, prej të enjtes në mëngjes janë pa energji elektrike, ndonëse e kanë paguar atë

Të interesuar për një përgjigje të shpejtë në këto ditë të nxehta gushti, banorët gjejnë dyert e mbyllura e në rastin më të mirë një përgjigje të pjesshme.

Drejtori i drejtorisë së Qytetit Studenti, Bujar Brovina i kontaktuar me telefon nga ABC Neës, tregon se po interesohet për çështjen. Ai nuk ka një shpjegim për ndërprejen e energjisë aktualisht dhe tregon se çdo vit, shlyerjen e detyrimeve për gjithë Qytetin Studenti e bënte në tetor. Duke pranuar se drejtoria është debitore ndaj CEZ, Z.Brovina pranon se pret lëvrimin e fondit për të bërë një pjesë të pagesës.

Ndërsa nuk dihet, ku kanë përfunduar shumat e paguara nga ish të përndjekurit politikë të kësaj godine, nuk dihet edhe për sa kohë do të vazhdojnë pa energji.
Drejtori i Qytetit Studenti tregon se financimi që pritet të marrë në gusht nuk I mbulon gjithë detyrimet ndaj CEZ.

Reagon CEZ shpërndarje: Banoret e godines 15 ne “Qytetin Studenti” kane detyrime te pashlyera
Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e godinës 15 në Qytetin Studenti, CEZ Shpërndarje shpjegoi arsyet e ndërprerjes së energjisë. Drejtori i Faturimit Erald Zeneli bëri të njohur për median detyrimet që Drejtoria e Qytetit Studenti ka ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›