E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka E majta ka 2 qeveri Meta e Rama ndaj e pret vetem shkaterrimi

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike deklaroi se në kabinetin e ri qeverisës në fakt nuk kemi një, por dy qeveri, një të Ramës e një të Metës që do të sjellin vetëshkatërrimin e të majtës. Paloka e sheh të lehtë opozitën përballë. mazhorancës, ndonëse kryetari Basha nuk është në Parlament. Ai thotë se pavarësisht hatërmbetjeve të para pas zgjedhjeve në PD, nuk ka vend për përçarje.

Është kthyer nga pushimet dhe i thotë fjalët e para për qeverinë e të majtës.
Edi Paloka flet për një qeveri të Ramës dhe një qeveri të Metës që nuk do ta kenë të lehtë me njëra-tjetrën, ndaj dhe puna e opozitës do të jetë më e lehtë.

Ministrat e Ramës janë pa personalitet sipas Palokës, por edhe pa integritetin e duhur. I mjafton të flasë për Sajmir Tahirin, rivali i tij në zgjedhje që do të jetë ministër i Brendshëm.

Opozita do të bëhet pa kryetarin e saj në Kuvend, mangësi, por jo ngërç i pakapërcyeshëm. Këtë zgjidhje caktoi vota e demokratëve vë në dukje anëtari i kryesisë.

Ndonse humbja e thellë nuk u prit mirë nga Olldashi, Paloka beson se nuk do ka vend për përcarje në grupin demokrat.

Dhe një objekt sulmi është e majta në Parlament me qeverinë e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›