E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Do te mbrojme me cdo cmim voten tone

Zgjedhjet e 8 majit opozita kerkon serish qendrim nga nderkombetaret

Ftesa e Partise Demokratike per tryeze me Partine Socialiste transferohet si element negocimi nga ana e opozites. Deputeti i PS-se Armando Subashi ka bere te ditur dje se konteksti i ofertes demokrate implikohet nga veprimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe ende nuk po merr ne konsiderate rikonstituimin e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor KZAZ me emrat e rinj te propozuar nga selia roze. Nderkohe qe kryetari i grupit parlamentar te PD-se fton kryetarin tone te grupit per bashkepunim dhe gjetjen e nje gjuhe te perbashket e vullnet te mire ne ndihme te procesit zgjedhor zoti Ristani me urdher te Sali Berishes po mban peng formatimin e KZAZ-ve. shte e pakuptueshme qe edhe pse kane kaluar disa dite ende nuk kemi nje vendimmarrje nga KQZ-ja lidhur me emerimin e komisionereve te opozites ne ZAZ-ne tha Subashi. Pa mohuar ne parim ftesen per nje tryeze te perbashket selia roze duket se po krijon nje qasje pragmatiste ndaj saj teksa kerkon te ulet ne te me nje pozite te barabarte cka ia jep edhe ligji. Per te arritur kete gje Subashi ka parashtruar se pari se skenari i manipulimit te zgjedhjeve eshte aktiv dhe konkret dhe se ne realizimin e tij Kryeministri Sali Berisha ka si bashkepunetor kryesor kreun e KQZ-se Arben Ristani. I bejme thirrje Sali Berishes te heqe dore nga strategjia e manipulimit te zgjedhjeve edhe me menyra te tilla duke shfrytezuar veglat e tij qorre si Ristani me shoke shtoi ai. Por PS-ja ka kerkuar edhe nje qendrim te qarte nga ana e OSBE-se dhe partnereve nderkombetare qe jane investues kryesore ne stabilizimin e gjendjes por edhe te baraslarguar nga palet te pakten ne veshtrimin nga jashte. Subashi ka apeluar per reagim nisur nga fakti se shqetesimi socialist per KZAZ-te sipas tij nuk eshte politik por se pari ligjor cka edhe e absolutizon te drejten e PS-se. I bejme thirrje OSBE-se dhe partnereve nderkombetare te shprehen qarte dhe prere per kete situate antiligjore e cila jo vetem nuk i sherben permiresimit te frymes mes forcave politike ne respekt edhe te rekomandimeve te OSBE- ODIHR-it por perkundrazi e thellon me shume ate nenvizoi Subashi. Pertej kontekstit parapergatitor te zgjedhjeve ai nuk ka munguar qe te beje edhe nje paralajmerim te qarte qe i referohet me shume dites se 8 majit kur me shume sesa nje gare elektorale pritet te zhvillohet edhe nje manifestim reciprok force. E bindur per ekzistencen e skenarit te manipulimit selia roze po mban te hapur perspektiven e reagimit te forte qe tejkalon dispozitat e Kodit Zgjedhor i kontrolluar edhe keshtu nga shumica. Populli opozitar kesaj here do te mbroje me cdo mjet dhe me cdo cmim zgjedhjet e lira te ndershme dhe te barabarta u shpreh deputeti i PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›