Berisha Rama nuk mund te ma marre karrigen pa vote
Kryeministri Berisha vizitoi dje Kavajen ne 20-vjetorin e te pares demonstrate antikomuniste ne Shqiperi beri homazhe ne nderim te Josif Budes dhe Indrit Cares por edhe fushate per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ai tha se alternativa e te djathteve bazohet ne rritjen e rrogave te pensioneve ne luften pa meshire kunder varferise dhe papunesise ndersa alternativa e kundershtareve politike ajo qe ai e quajti alternativa e bllokmeneve te rinj eshte sipas tij alternativa e shpifjes e trillimit e akuzes dhe mashtrimit. Problemin e paskeni me Berishen se nuk po ua jep karrigen por karrigen nuk ua jep Berisha ia jepni ju me vote se ju nuk ua jepni dhe ata kete se kane kuptuar. Situata e trazuar ne Lindjen e Mesme vazhdon ti jape politikes shqiptare elemente krahasimi qe tingellojne te pavend ndonese jane aktuale ne opinionin nderkombetar. Bijte e Benalive Gedafeve dhe Mubarakeve qe permbysem 20 vjet me pare mendojne se mund te shkelmojne mbi voten tuaj. Mendojne se mund te dhunojne voten tuaj. Ata si besojne dhe nuk mund ti besojne kurre asaj sepse nuk kane interes tjeter pervec karriges se tyre njelloj si eterit e tyre. Ndaj dhe 2 vite me radhe hodhen ne mbare vendin vallen e kutive njelloj si eterit e tyre vallen e bustit te Enver Hoxhes kur ne e permbysem ate tha Berisha ne Kavaje. Kryeministri mori pjese dhe ne perurimin e Pallatit te ri te Kultures qe mban emrin e vjeter te qytetit Kavaljon nje investim prej 236 milione lekesh i qeverise. Pasi vizitoi ambientet e pallatit ekspoziten e arteve figurative me punimet e artisteve kavajas qe jetojne brenda dhe jashte vendit si dhe sallen e bibliotekes perfshire dhe ate elektronike Berisha uroi per nje fitore te thelle te Partise Demokratike ne Kavaje dhe mbare Shqiperine.