Goditen dy banda kriminale në Itali. Viktimat i gjenin në Facebook
Itali- Policia e Torinos ka goditur sot që në orët e para të mëngjesit dy organizatave kriminale që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, të cilët ishin vënë prej muajsh nën vëzhgim.
Mediat italiane thonë se dy organizatat ishin të fokusura në trafikun ndërkombëtar të drogës, grabitje dhe rrëmbim personi, duke goditur mes veriut dhe qendrës së Italisë.
Sipas ‘TgCom24′, 43 persona janë arrestuar nga policia italiane. Policia tha se ata kryenin çdo veprim përmes komunikimit online me anë të rrjeteve sociale si Facebook apo edhe email, ku gjenin viktimat e tyre.
Aktiviteti i tyre kriminal që vlerësohet të jetë qindra mijëra euro, mes Toskanës dhe Shqipërisë.