E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takohet me Nishanin, kreu i LSI-së: Bashkëpunim për reformat e BE-së

meta-dhe-nishaniTiranë- Rreth orës 12:300 të mesditës të së premtes kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është futur në ambientët e Presidencës, ku mbajti një takim 40 minutësh me kreun e shtetit, Bujar Nishanin.

Ishte kënaqësi për tu takuar me Presidentin e Republikës, z. Bujar Nishani dhe për të ndarë së bashku të vlerësimet tona për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mënyrë që ti shërbejmë të gjithë asaj përgjegjësie të përbashkët që kërkohet për të forcuar institucionet, për të forcuar sundimin e ligjit në vend, për të nxitur funksionimin sa më efikas të të gjithë institucioneve të pavarura,- tha kryetari i LSI-së. 

Në fund zoti Meta theksoi se duhet një bashkërendim nga të gjithë në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.

Gjithashtu, edhe për të bashkërenduar të gjithë së bashku në funksion të përshpejtimit të reformave të cilat i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat mundësisht brenda këtij viti,-tha Meta.

Takimi i Metës me Nishanin vjen si i pari pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kur koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Edi Rama pjesë e së cilit është edhe Meta, fitoi bindshëm zgjedhjet.

Sakaq detaje mbi takimin pritet të bëhen publike edhe nga zyra e Presidëncës.

Ndërkohë ditën e djeshme kryesocialisti Rama u takua me Nishanin dhe sipas njoftimit zyrtar u fol për bashkëpunimin e institucioneve dhe kalimin e butë të pushtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›