E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditën për shkak të detyrës hetuesit e BKH-së, disa të shoqëruar në Fier

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Fier, mes hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe disa personave të tjerë që sipas medieve dyshohet se janë njerëz të afërt të ish- kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Policia njoftoi se “shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit”.

Sipas policisë “rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme”.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›