E Martë, 3 Nëntor 2026

Goditet Barcelona, ulet kufiri i shpenzimeve

Barcelona mori një goditje të enjten, kur kufiri i shpenzimeve për këtë edicion ul në 270 milionë euro nga La Liga Spanjolle. Ky kampionat ka kontrolle të rrepta të shpenzimeve, të cilat i pengojnë klubet të vazhdojnë të shpenzojnë mbi pagat dhe transferimet e lojtarëve. Kufiri i mëparshëm i Barcelonës ishte 649 milionë euro, një shifër e fryrë nga shitja e të ardhurave të ardhshme të drejtave televizive. Sipas raporteve në mediat spanjolle, niveli aktual i shpenzimeve të pagave të katalanëve është rreth 400 milionë euro. Dënimi për tejkalimin e kufirit është vënë nën kufirin e shpenzimeve të nivelit më të lartë të kampionatit spanjoll të futbollit, në të cilin Barcelona do të lejohet të përdorë vetëm rreth 50 % të të ardhurave për të përmirësuar skuadrën e saj, derisa të bëjë shkurtime për të rënë nën kufirin e ri.

Situata aktuale do të thotë se nuk ka gjasa që Barcelona të kryejë ndonjë transferimi në janar, me shkurtime të mëtejshme të nevojshme nëse ata do të jenë në gjendje të përforcohen verën e ardhshme. Dhe kjo pavarsisht largimeve të Serxhio Busketsit, Zhordi Albës, Usman Dembelesë dhe disa lojtarëve të tjerë. Portieri Mark-Andre Ter Shtegen nënshkroi kontratë të re me klubin në gusht deri në vitin 2028, çka i lejoi Barcelonës të regjistrojë transferimet e reja, duke përfshirë të huazuarit Zhoao Kanselo dhe Zhoao feliks. Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, tha se nuk ka njohuri se kur situata financiare e Barcelonës do të normalizohej, duke thënë se kjo varet nga strategjia e klubit katalan.

Ndryshe nga Barcelona, Reali i Madridit ka një kufi shpenzimesh prej 727 milionë Eurosh, kurse Atletiko e Madridit është e dyta pas Realit, me një limit prej 296 milionë Eurosh. Shpenzimet e mbuluara nga kufiri i shpenzimeve të La Ligës përfshijnë pagat për lojtarët dhe stafin, kostot e transferimeve, tarifat e agjentëve, shpërblimet e të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›