E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet “Grill”-i i SHQIPTARËVE në Antwerp, 30 të arrestuar si pjesë e rrjetit të KOKAINËS, sekuestrohen 13 makina, armë zjarri dhe mijëra euro

Goditet “Grill”-i i SHQIPTARËVE në Antwerp, 30 të

Policia belge ka goditur një rrjet të madh të trafikut të kokainës të përbërë nga shqiptarë që operonte në qytetin port të Antwerp-it, dhe kishte shtrirje deri në Spanjë e qytete të tjera europiane.

Autoritetet belge bëjë me dije se aksioni është finalizuar me 30 të arrestuar, anëtarë të dy grupeve të trafikimi të kokainës dhe hashashit, të cilët ishin prej një viti nën hetim. Mësohet se një aksion i ngjashëm është organizuar në Spanjë, nga ku rrjeti trafikonte hashashin, por nuk bëhet e qartë nëse ka të arrestuar.

Hetimet nisën rreth një vit më parë, pasi policia mori informacione se restoranti Antwerp Grill në Deurne frekuentohej nga një numër i madh shqiptarësh që merreshin me trafik droge, pastrim parash, vjedhje dhe falsifikime.

“Klientët mund të shkonin në restorant për kokainë dhe vendi frekuentohej nga burra shqiptarë që thuhet se ishin aktivë në mjedisin kriminal dhe njihen ndër të tjera për vjedhjet, kontrabandën e armëve, falsifikimin e parave dhe blerjen dhe shitjen e drogës”, bëjnë me dije autoritetet belge.

Hetuesit mbajtën nën vëzhgim menaxherin e restorantit, Labinot L. i cili rezultoi se kishte kontakte të shumta me personat e dyshuar, duke përfshirë edhe një shtetas spanjoll.

“Ai njeri kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa anëtarë të familjes, dhe do të përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp-it,” tha prokurori belg.

Përveç kontrabandës së drogës, organizata ishte e përfshirë edhe në pastrim parash, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Ata gjithashtu përdornin pasaporta dhe dokumente të tjera të falsifikuara.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kontrollet e shtëpive u kryen në më shumë se tridhjetë adresa në Deurne, Berchem, Sint-Gillis-Waas, Bruges, Elsene dhe Mechelen. 30 të dyshuar u vunë në pranga dhe pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masave të arrestit.

Policia sekuestroi katër armë zjarri, dy silenciatorë, municione, jelek antiplumb, 35 mijë euro në Belgjikë dhe 25 mijë euro në Spanjë, 1.3 kg hashash, rreth 8 kg kokainë, disa orë luksoze, trembëdhjetë makina dhe një trajler.

Në Spanjë, Policia Nacionale dhe Guardia Civile kryen shtatë kontrolle në shtëpi të të afërmve të të dyshuarit kryesor.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›