E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuar për disa vepra penale, arrestohet kongresmeni republikan në New York

I akuzuar për disa vepra penale, arrestohet kongresmeni republikan në

Është arrestuar në Nju Jork kongresmeni republikan George Santos, i cili akuzohet për një sërë veprash penale.

Akuzat kundër tij përfshijnë: mashtrim, tre akuza për pastrim parash, një akuzë për vjedhje të parave publike dhe dy akuza për dhënie të deklaratave të rreme në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse shpallet fajtor, dënimi mund të arrijë deri në 20 vjet.

Prokurorët pretendojnë se Santos ka përdorur fondet e fushatës për shpenzimet personale, duke përfshirë veshjet e stilistëve luksoz.

Mediat e huaja shkruajnë se pas zgjedhjes së tij nëntorin e kaluar, dolën në dritë njëra pas tjetrës gënjeshtrat e 34-vjeçarit për jetën, studimet dhe aktivitetin e tij profesional.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›