Banketi per Obamen 170 te ftuar ne Buckingham Palace

Vizita e presidentit amerikan Barack Obama merr tone politike ndërsa takohet me David Cameron në Doëning Street, ndonëse sytë e publikut britanik ishin më tepër të fokusuar tek banketi shtetëror në Buckingham Palace.
Lista e të ftuarve ishte mbreslënëse e darka u shtrua në sallën e ballove në mënyrë që t’i nxinte të gjithë, që nga aktori Kevin Spacey, Tom Hanks tek kryeministri David Cameron e ish-kryeministrat Tony Blair, Gordon Brown, e Sir John Major. Lista e të ftuarve ishte e gjatë, plot 170 për të nderuar çiftin presidencial që u ul në krye të tavolinës në formë patkoi përkrah mbretëreshës.
"Sot SHBA mbetet aleati ynë më i rëndësishëm e vendet tona kontribojnë në sigurinë e prosperitetin e mbarë botës”-deklaroi Mbretëresha Elisabetë, ndërsa ngriti dolli për popullin mik e presidentin Obama.
Obama përcolli urimet më të mira të miliona amerikanëve një pjesë e mirë e të cilëve përfshirë dhe atë e shohin britaninë si tokën e të parëve të tyre ndërsa falenderoi britanikët për solidaritetin e treguar që pas 11 shtatorit.
"Për Madhërinë e saj, Mbretëreshën", ishte dollia e presidentit Obama. E ndërkohë që Obama shijonte mikpritjen mbretërore e shtetërore britanike brenda sallës së ballos jashtë pallatit Buckingham, dhjetëra protestues islamikë hodhën parulla kundër operacioneve ushtarake amërikianë jashtë vendit.
Delina Bitraku